Kritika të ashpra ka adresuar ish-kryeministri Avdullah Hoti, ndaj ish-bashkëpartiakes së tij, Vjosa Osmani, e cila është në postin e Presidentes së vendit.
Sipas deklaratave të Hotit, Vjosa Osmani, shkon në zyrën e presidentes por nuk e mbanë distancën nga zhvillimet e përditshme politike. Madje sipas tij, sjo përfshihet plotësisht në to.
Hoti madje e ka quajtur Presidenten Osmani, dorë e zgjatur e Kurtit dhe qeverisë së tij.
“Ka qenë pjesë e agjendës qeveritare në çdo aspekt. Tek aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, ligjet që vet i kanë miratuar, asnjë ligj nuk e kthen prapa, nuk e emëron kryeprokurorin e shtetit, e shkarkon kryesuesen e KQZ-së në fillim të mandatit të saj”.



Të tjera
Gjërat që duhet të dini nëse partneri juaj vuan nga ankthi
Mish rose me portokall, ja si ta përgatisni
Kanella, ku dhe si prodhohet ajo