Analisti politik Azem Vllasi, gjatë emisionit “Info Nata”, komentoi deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me formimin e qeverisë së tretë të tij.
“Nuk pres që të ketë një Qeveri Kurti 3, sepse nëse do të donte ta formonte qeverinë bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, kjo qeveri do të ishte formuar shumë më herët sipas atyre rezultateve. Është e qartë që nuk ka tjetër qeveri përveç një qeverie koalicioni dhe për të duhet gjetur një partner koalicioni, por ky nuk është dëshira e kryeministrit,” tha Vllasi.
Ai shtoi se, “Nëse me të vërtetë dëshiron ta formojë qeverinë, ajo mund të bëhet me një partner tjetër. Mendimi im është që zgjedhja më e mirë do të ishte menjëherë pas zgjedhjeve, si koalicioni më i mirë do të ishte VV-ja me LDK-në, sepse LDK-ja është një parti më e moderuar.”
Vllasi theksoi më tej, “Mungesa e vullnetit për qeveri koalicioni më bën të mendoj që nuk do të formohet qeveria. Në fund të fundit, Kurti e sheh që mund të qeverisë edhe kështu dhe vazhdon deri sa mundet.”



Të tjera
Një gotë ujë esëll në mëngjes, përfitime të jashtëzakonshme
Këtë çaj nuk duhet ta pini para gjumit
Këshilla kundër dhjamit në bark