Analisti politik Azem Vllasi, gjatë emisionit “Info Nata”, komentoi deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me formimin e qeverisë së tretë të tij.
“Nuk pres që të ketë një Qeveri Kurti 3, sepse nëse do të donte ta formonte qeverinë bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, kjo qeveri do të ishte formuar shumë më herët sipas atyre rezultateve. Është e qartë që nuk ka tjetër qeveri përveç një qeverie koalicioni dhe për të duhet gjetur një partner koalicioni, por ky nuk është dëshira e kryeministrit,” tha Vllasi.
Ai shtoi se, “Nëse me të vërtetë dëshiron ta formojë qeverinë, ajo mund të bëhet me një partner tjetër. Mendimi im është që zgjedhja më e mirë do të ishte menjëherë pas zgjedhjeve, si koalicioni më i mirë do të ishte VV-ja me LDK-në, sepse LDK-ja është një parti më e moderuar.”
Vllasi theksoi më tej, “Mungesa e vullnetit për qeveri koalicioni më bën të mendoj që nuk do të formohet qeveria. Në fund të fundit, Kurti e sheh që mund të qeverisë edhe kështu dhe vazhdon deri sa mundet.”



Të tjera
Pak orë para ndeshjes, kjo është atmosfera e jashtëzakonshme e tifozëve të Bosnjës
Dita e 25-të e protestës në Tiranë: Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme
Arsyet pse shëndeti mendor keqësohet afër festave të fundvitit