Pashko Camaj nga Federata-Pan Shqiptare e Amerikës Vatra, ka thënë se vota e shqiptare është përafërsisht e ndarë në gjysmë në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Camaj është shprehur i bindur se për shqiptarët situata do të vazhdojë të jetë e mirë pavarësisht se cili kandidat do të shpallet fitues në këto zgjedhje.
“Ne nuk kemi sondazhe shkencore që të dimë me saktësi por kështu me çka shohim e çka dëgjojmë vota shqiptare është përafërsisht e ndarë sikurse edhe ajo amerikane është e përfshirë për të njëjtat tema për të njëjtat sfida. Megjithatë tek ne shqiptarët ka sjellë një interes të veçantë se është folur shumë se cili kandidat mund të jetë më i mirë për ne shqiptarët që Skam dyshim se secili kandidat që do të fitojë për neve shqiptarët situata do të vazhdojë të jetë e mirë sepse ashtu i kemi lidhjet kontaktet me departamentin e shtetit”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se, nuk do të ketë ndryshime tektonike në politikat e SHBA-së ndaj Kosovës, por megjithatë sipas tij shpresojnë se do të bëhen përmirësime.
“Pra duke i parë edhe qëndrimet tona në të kaluarën besoj se shqiptarët pavarësisht se kush do të dalë fitues sonte shqiptarët në Kosovë por edhe shqiptarët në përgjithësi nuk do të ketë ndryshime tektonike sa i përket ndryshimeve të politikave të Amerikës ndaj Kosovës pra presim një status përafërsisht të ngjashëm me shpresë që të bëhen shumë përmirësime”, është shprehur Camaj.
Këtë të martë qytetarët amerikanë janë duke votuar për presidentin e ri të tyre mes dy kandidatëve, republikanit Donald Trump dhe demokrates Kamala Harris.
Presidenti i zgjedhur do të inaugurohet të hënën më 20 janar 2025, në ambientet e kompleksit Kapitol – inaugurimi i 60-të presidencial në historinë e SHBA-së.
Të tjera
“Pragu për partitë e tjera, 5 %, për VV – 50 %” – Albin Kurti i bindur se do ta fitojë edhe mandatin e tretë për Kryeministër
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Kurti publikon pamjet që tregojnë reagimin institucional brenda 48 orëve të para
Mediat ruse me detaje, thonë se Assad ndodhet në Moskë