Konjufca: Votimi i fshehtë nuk është antikushtetues

Votimi i fshehtë nuk është antikushtetues

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka gjetur asnjë shkelje sa i përket votimit të fshehtë në Kuvend.

Në një konferencë për media para tentimit të 38-të për konstituimin e Kuvendit, tha se të gjithë ata që thonë se Avni Dehari  e shkeli Kushtetutën përmes votimit të fshehtë, janë lexues të dobët të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se aktgjykimi ka treguar se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon të gjithëve, prandaj tha ai edhe kreu i LVV-së ka ftuar në takim liderët e partive në një takim të shtunën.

Ndërkohë , Albulena Haxhiu e propozuar nga Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit i ka bërë thirrje partive politike që të reflektojnë pas aktgjykimit në Kushtetueses.