Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka gjetur asnjë shkelje sa i përket votimit të fshehtë në Kuvend.
Në një konferencë për media para tentimit të 38-të për konstituimin e Kuvendit, tha se të gjithë ata që thonë se Avni Dehari e shkeli Kushtetutën përmes votimit të fshehtë, janë lexues të dobët të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka thënë se aktgjykimi ka treguar se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon të gjithëve, prandaj tha ai edhe kreu i LVV-së ka ftuar në takim liderët e partive në një takim të shtunën.
Ndërkohë , Albulena Haxhiu e propozuar nga Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit i ka bërë thirrje partive politike që të reflektojnë pas aktgjykimit në Kushtetueses.



Të tjera
Problemet me ereksionin mund të parandalohen me këtë veprim
Real Madridi përgatit largimin e shtatë lojtarëve
UP të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj