Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve lidhur me sigurimin e 61 votave të nevojshme për formimin e qeverisë së re.
Ai ka injoruar pyetjet, duke mos dhënë asnjë koment mbi situatën politike dhe procesin e krijimit të shumicës parlamentare.
Në Kuvendin e Kosovës, të dielën, do të mbahet seanca për zgjedhjen e qeverisë së re.
Gjatë ditës, Kurti mori pjesë në konferencën “Software Freedom Kosova 2025” – ngjarja më e madhe vjetore për softuerin e lirë dhe me burim të hapur në Evropën Juglindore, e organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK)./EO



Të tjera
7 simptoma “të heshtura” që i i paraprijnë goditjes në tru
Mos e hani banane nëse keni problem me veshkat
Presidenti kroat Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lu*fte