Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, ka ushtruar të drejtën e votës.
Pas votimit, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve në çdo komunë që të dalin e të votojnë, pasi vetëm kështu mund t’i bëjmë komunat tona më mirë.
Konjufca tutje ka uruara që zgjedhjet e sotme të shkojnë mbarë sic i ka hije Kosovës.
”Sot po mbahen zgjedhjet lokale ne Republikën e Kosovës dhe unë sapo votova. Ju bëj thirrje qytetarëve në çdo komunë – dilni e votoni. Vetëm përmes demokracisë mund t’i bëjmë komunat tona më të mira. Kështu mund të kërkojmë llogari pastaj për katër vitet e ardhshme. Uroj që zgjedhjet e sotme të shkojnë mbarë ashtu siç i ka hije Kosovës. U zgjedhshin ata që janë më mirët!” ka shkruar Konjufca.



Të tjera
Gjermania në zi! Pesë viktima në një ngjarje tragjike pranë një qendre të të rinjve
Fitore Pacolli takon ministrin saudit Al-Fadhli, kërkon thellimin e bashkëpunimit në sektorin e ujit
Haxhiu dhe Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP, kërkojnë rinumërim të votave