Modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka reaguar për herë të parë pas tërmetit që goditi sot Turqinë.
Përmes një postimi në Instagram Story, Taraku ka konfirmuar se ajo është shëndosh e mirë.
“Isha me babain në spital, pak metra larg tij, kur e ndjeva tërmetin. Vrapova brenda duke bërtitur “babi, babi”, derisa e kapa dorën e tij dhe dolëm jashtë. Ngjarja ishte e papërshkrueshme, ju betohem që ishte si një film. Zoti e bekoftë! S’e kam imagjinuar kurrë që, nëse ballafaqohem me vdekjen, do të shkoja pa të. Nuk di ç’të them tjetër. Zoti i mbrojtë të gjithë dhe shpresoj që diçka më e keqe të mos ndodhë kurrë. Jam akoma e traumatizuar, por jemi mirë. Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe dashurinë”, shkroi Taraku.



Të tjera
Dedaj: Sa më shumë po i mbarojnë ditët në zyren e Presidencës, Vjosa po na paraqitet se ‘çlirimtare’
“Së shpejti ardhsh në mesin tonë”- Syla telefonatë me Thaçin në ‘Ditën e Pavarësisë’ nën masa strikte!
Shtatë përfitime nëse konsumoni mish pule