Vrasja e policit Muahmed Lika, tronditi opinionin shqiptar.
Ngjarja u shënua në orët e mbrëmjes, më 01.04.2025, derisa rreshteri Lika ishte duke shkuar në banesën e tij.
Ai ishte gjuajtur me armë zjarri brenda ndërtesës ku jetonte.
“Rreth orës 23:00, në vendin Kaçanik, nga persona të panjohur është vrarë polici rreshter Muhamet Lika. I njëjti në kohën kur edhe ka ndodhur rasti ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në momentin e shkuarjes në banesën e tij në shkallët e ndërtesës, nga persona të panjohur për momentin, është qëlluar dhe nga plagët ka vdekur.”
Për këtë rast janë arrestuar shtatë persona.
Konteksti i Ngjarjes
“Aksioni policor i zhvilluar të hënën në qytetin e Kaçanikut rezultoi me arrestimin e shtatë personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika. Sipas informacioneve fillestare, të dyshuarit janë lidhur me një grup të vetëquajtur “Rinia Islame”, që kishte aktivitet në këtë rajon.
Veprimet e Autoriteteve
Pas këtij akti, autoritetet e sigurisë kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për:
Hetime të thelluara për strukturën dhe lidhjet e mundshme të grupit.
Rritjen e pranisë operative të Policisë në zonat e ndjeshme.
Aktivizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional (AKI, Prokuroria Speciale, Policia, etj.) për të identifikuar dhe neutralizuar rreziqe të ngjashme”, thotë ai.
A ishte “Rinia Islame” në vëzhgim?
Derisa, për aludimi se një organizatë qëndron prapa kësaj vrasj, Shala thotë se organizata nuk është e njohur zyrtarisht si ekstremiste apo terroriste, por aktivitetet e saj janë raportuar si të dyshimta në disa raste.
Ai përmend edhe disa masa parandaluese.
“Bazuar në analizat paraprake, “Rinia Islame” nuk është një organizatë e njohur zyrtarisht si ekstremiste apo terroriste, por aktivitetet e saj janë raportuar si të dyshimta në disa raste. Grupi ka operuar më shumë në formë të celulave lokale me ndikim ideologjik në rini, duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe kontaktet në xhami jo të regjistruara.
Masat për Parandalimin e Radikalizmit në Kosovë
Kosova nuk është vend me prani të terrorizmit të organizuar. Kjo është rezultati:
Funksionimit të institucioneve të sigurisë (AKI, Policia, Prokuroria Speciale).
Strategjive kundër ekstremizmit të dhunshëm të hartuara që nga viti 2015.
Programeve për ri-integrimin dhe deradikalizimin e individëve të kthyer nga zonat e konfliktit.
Masat aktuale përfshijnë:
Forcimin e inteligjencës komunitare për të detektuar sinjalet e hershme të radikalizmit.Edukim dhe parandalim përmes bashkëpunimit me komunitetet lokale dhe liderët fetarë.
Përmirësimin e monitorimit të rrjeteve sociale dhe propagandës online.
Është shumë e rëndësishme të theksohet se Kosova nuk përballet me rrezik të përhershëm nga terrorizmi, por me raste të izoluara të individëve të radikalizuar, të cilët trajtohen në kohë dhe me efikasitet nga institucionet e sigurisë.
Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje për vigjilencë, por jo për panik. Shteti ka kapacitetin profesional dhe ligjor për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike”, përfundon ai
Të tjera
Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
Deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer ve*tëvrasje
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve