Vrasjet mafioze në Shqipëri/Softa: Vrasja e Klajdi Prendit mund të ndërlidhet me aktivitetin e babait si ish-gjyqtar për krime të rënda

Eksperti i sigurisë nga Tirana, Fatjon Softa në një linjë direkte ka folur lidhur me vrasjen e 28 vjeçarit Klajdi Prendi, djalit të ish-gjyqtarit për krime të rënda Fran Prendi.

Softa ka thënë se është atentati i gjashtë që nga janari i vitit 2024.

“Ky është një atentat i organizuar dhe mirëorganizuar. Është i gjashti atentat i organizuar që nga janari i vitit 2024, të cilat ngjarje të rënda janë ende pa autor. E njëjta ngjarje ka ndodhur në orët e mengjesit ku është ekzekutuar në një atentat mafioz djali i avokatit të njohur i cili ka gjykuar dy çështje dhe ka dhënë denimin për dy persona shumë të rëndësishëm si për zoti Sollazi dhe për një italian Salvatore Letincia i cili është pjesë e grupit Kambora”, ka thënë Softa.

Softa ka thënë se është tepër heret të thuhet se vrasja e Klajdi Prendi lidhet me vendimet e babait të tij si gjyqtar.

Megjithatë, policia sipas Softës i ka marrë të gjitha mostrat përfshi telefonin dhe automjetin e të ndjerit Prendi për të parë se mos po gjenë ndonjë informacion që mund të drejtoj pisten e hetimeve.

“Personi rezulton që në zgjedhjet lokale në Pukë ka qëlluar me armë në atë kohë dhe ka qenë person në kërkim.. por mund të jenë disa pista, një pistë mund të jetë edhe edhe ajo që tham[me aktivitetin e babait të tij] por mund të jenë edhe aktivitete të tjera të lidhura me personin që mund të jenë pista të mundshme për hetim”, ka thënë eksperti i sigurisë Fatjon Softa.