Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e vlerësoi si “të mirë dhe domethënës” takimin e tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Vuçiq u takua me Netanyahun në Nju Jork, ku po zhvillohet sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Pas takimit, presidenti serb shkroi në rrjetet sociale se ka pasur një “takim të mirë dhe domethënës” me kryeministrin izraelit.
Veçanërisht e rëndësishme ishte që ngritëm çështjen e arritjes së një marrëveshjeje për tregti të lirë ndërmjet Serbisë dhe Izraelit, gjë që do të përbënte një hap të madh në zhvillimin e marrëdhënieve tona në të ardhmen”, shkroi Vuçiq.
Ndërkohë, ndërsa gjenocidi në Rripin e Gazës po vazhdon, shumë media shkruajnë për tregti armësh midis Izraelit dhe Serbisë.



Të tjera
Disa gjeste që konsiderohen si të pahijshme
“Është mungesë respekt, dëgjoni ose largohuni”, Macron ndërpret samitin për shkak të zhurmës (Video)
Gjermani Daniel Siebert caktohet gjyqtar i finales PSG – Arsenal në Champions League