Në një bisedë telefonike të publikuar së fundmi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, dëgjohet duke biseduar me kryetarin e Graçanicës, Srgjan Popović, lidhur me investimet që mund të realizohen në komunë.
Vuçiq i kërkon Popoviqit që të identifikojë projekte ku mund të investohen shpejt “një, dy apo tre milionë” euro, duke theksuar se mjetet mund të dërgohen dhe të realizohen në afat të shkurtër.
Gjatë bisedës, presidenti serb flet edhe për situatën në Graçanicë, duke thënë se nuk pret zhvillime negative për komunën. Megjithatë, pjesa më e komentuar e bisedës është gjuha e përdorur ndaj peshkopit të Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, dhe igumenit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjić.
Vuçiq përdor fjalor fyes ndaj tyre, duke i akuzuar se po e sulmojnë shtetin serb, ndërsa pretendon se në të ardhmen do të bëhen të qarta burimet e financimit të tyre.
Biseda ka nxitur reagime për përmbajtjen e saj, veçanërisht për diskutimet rreth investimeve publike dhe gjuhën e përdorur ndaj përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe.
Biseda e plotë:
SrgjanPopoviq: Alo.
MarkoGjuriq: Alo! Ku je Pope?
Srgjan Popoviq: Ooo, ku je Marko?
Marko Gjuriq: Ja, këtu jam me presidentin. Presidenti deshi të të dëgjojë diçka, shkurt…
Srgjan Popoviq: Mirë.
Aleksandar Vuçiq: Alo?
Srgjan Popoviq: Alo?
Aleksandar Vuçiq: Si je Popoviq?
Srgjan Popoviq: Ja mirë, President.
Aleksandar Vuçiq: Çka ka të re? Po e shikon Partizanin… Ti je ‘Grobar’… Mirë!
Srgjan Popoviq: Nuk jam, nuk jam! Jam i ‘Zvezdës’… por kam ardhur te babai, pasi që jam…
Aleksandar Vuçiq: Edhe unë jam, por kjo nuk është… Hajde të të lus të ulesh e të mendosh, dhe t’i thuash Markos çka është ajo ku për ty është më e rëndësishme të investohen paratë, një milion, dy apo tre… që mund t’i dërgojmë shpejt dhe që ti mund ta realizosh shpejt.
Srgjan Popoviq: Aha, aha… Mirë.
Aleksandar Vuçiq: Dhe të të them diçka! Vetëm që ti të kesh besim…
Srgjan Popoviq: Mirë.
Aleksandar Vuçiq: Mos mendo se diçka do të jetë keq për Graçanicën, por unë nuk dua të flas… Unë gjithmonë dua të them diçka më keq, kurrë nuk do të flas asgjë të zbukuruar…E këtyre që e sulmojnë shtetin e vet, Teodosijen, Sava Janjiqin dhe të tjerëve, t’ua q*** nënën publikisht, vetëm pse jam president i shtetit, përndryshe këtë do ta kisha bërë tashmë 30 herë!
E së shpejti, kur ta shohësh nga kush marrin para dhe në çfarë mënyre, atëherë gjithçka do të të jetë e qartë!
Srgjan Popoviq: …aha, aha.
Aleksandar Vuçiq: Hajde… të përshëndes mjeshtër edhe një herë…
Srgjan Popoviq: Vlen, vlen…
Aleksandar Vuçiq: Përshëndete familjen, hajde…
Srgjan Popoviq: Vlen, do ta bëj, mirupafshim.
Ndryshe, biseda mes Vuçiqit dhe Popoviqit është shpërnda në shumë faqe nacionaliste serbe.



Të tjera
Rrahmani: Duam fitore, motiv shtesë që të shënoj në stadiumin ku luaj
A guxojmë ta pimë kafen që ka qëndruar gjatë
PSG – Arsenal, finalja e madhe e Ligës së Kampionëve