Sot nga ora 11:00 është paralajmëruar se do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i VV-së.
Kjo është paralajmëruar nga Kurti të enjten, i cili pritet të konfirmohet si mandatar për themelimin e qeverisë së re.
Se mbledhja do të mbahet sot e ka konfirmuar për Tëvë1 edhe deputeti i kësaj partie, Arbër Rexhaj.
Ka kohë që kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka mbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.
Së fundi Gjykata Kushtetuese ka vendosur që deri me datën 30 shtator të mos veprohet asgjë në drejtim të krijimit të institucioneve të reja, meqë mund të shkaktohen dëme të pariparueshme.



Të tjera
Maqedonci e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së
Grënlandë, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s
“Halili dhe Hajria”, 63 vjet nga vënia në skenë e baletit të parë shqiptar