Ambasada e Kosovë në Washington, D.C. ka bërë të ditur se kryetarja e kryeqytetit amerikan, Muriel Bowser, ka vendosur që 17 shkurti të njihet zyrtarisht si Dita e Pavarësisë së Kosovës në këtë qytet.
Sipas njoftimit, vendimi vjen si reflektim i progresit që Kosova ka shënuar që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe konsolidimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.
Në reagimin e publikuar në rrjetin social X, Ambasada e Kosovës ka shprehur mirënjohje për këtë vendim, duke falënderuar kryetaren Bowser për njohjen zyrtare të 17 shkurtit si festë në Washington, D.C.



Të tjera
Maska me uthull molle dhe sodë buke: Aknet dhe shenjat hiqen si me magji!
Çfarë duhet të dini para se të bëni vetullat microblanding
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse s’pini ujë mjaftueshëm, truri organi i parë që preket