Xhelozia ka qenë motivi i vrasjes së 23 vjeçarit Xhimi Bakaj në Fier, nga 39-vjeçari Xhuliano Miho. Ky i fundit ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas së tij në lagjen “Kushtrimi”.
23-vjeçari Xh.B ka ndërruar në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë që është vënë në pranga 39-vjeçari Xhuliano Miho.
23-vjeçari prej disa kohësh jetonte me ish-gruan e Xhuliano Mihos me të cilën ky i fundit ishte divorcuar dhe kishin dy fëmijë
Miho dhe Baka janë takuar në rrugë dhe pas një debati mes tyre 39-vjeçari e ka goditur tre here më thikë, duke i shkaktuar plagë të thella në trup.
Pavarësisht se 23-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, ai nuk ka mundur të jetëojë për shkam të plagëve të marra.
Njoftimi:
Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Të tjera
Qeqa Krelani pyet Federatën e Futbollit Shqiptar: FSHF, si po iu duket bashkëpunimi me FFS-në?
Haziri për Hysenin: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë që të dalë nga kjo situatë
Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti, zyrtarisht prezantues të BBVK 3