Përforcim në repartin ofensiv për FC Zurich-un..
Sipas mediumit zviceran ‘Blick’, klubi është përforcuar me lojtarin që ka 52 paraqitje për Kombëtaren e Kosovës.
Trajneri i FC Zurich, Dennis Hediger, e zbuloi afrimin në një intervistë të brendshme të klubit të martën, para ndeshjes kundër Winterthurit.
“Natyrisht, jemi të lumtur që mund ta rrisim thellësinë e skuadrës,” tha ai.
Tashmë emri është konfirmuar.
Mesfushori nga Kosova ka luajtur më parë për klube të njohura si Lazio Roma.
Së fundmi, Berisha, i lindur në Sued, ishte nën kontratë me LASK Linz, por këtë sezon nuk ishte pjesë e planeve të skuadrës austriake dhe prej kohësh ishte në kërkim të një ekipi të ri.
Klubi i njohur zviceran, Zurich, ka prezantuar reprezentuesin e Kosovës.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit aktual me opsion edhe për një vit tjetër.



Të tjera
Liverpooli refuzon ofertën e Interit për yllin e skuadrës
PZAP refuzon ankesat e kandidatëve të PDK-së për rinumërim të votave
Barcelona refuzoi katër yje që përfunduan te Real Madridi, Flick nuk i donte në skuadër