Janina Ymeri: Që nga maji 2025 janë rritur çmimet mbi 4%, po përballemi me opsionet paguaj ose ik

Ymeri: Në rritje të kostove për jetë, emigrimi mund të jetë zgjidhja e vetme që i sjell jetëgjatësi këtij pushteti mashtrues

Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas kërkesës së fundit nga KESCO për rritje të çmimit të energjisë elektrike me mbi 20%, duke thënë se kjo është zhvatje e ekonomisë sonë familjare, raporton GazetaBlic.

Ymeri në një prononcim për GazetaBlic, thotë se nga kjo do të ketë dobësim konkret të ekonomisë së Kosovës meqenëse do të rriten edhe çmimet e produkteve e shërbimeve që marrim.

Ndër të tjera, ajo vlerëson se në rritje të kostove për jetë, emigrimi mund të jetë zgjidhja e vetme, ku do ti sjellë jetwgjatwsi këtij pushteti mashtrues dhe të korruptuar.

“Zhvatje e ekonomisë sonë familjare por edhe dobësim konkret i ekonomisë së Kosovës meqenëse do rriten edhe çmimet e produkteve e shërbimeve që marrim. Ne do paguajmë shumë fish rritjen e energjisë elektrike. Në rritje të kostove për jetë, emigrimi mund të jetë zgjidhja e vetme që do sjell edhe ulje të presionit për opozitarizëm qytetar edhe jetëgjatësi të këtij pushteti mashtrues edhe të korruptuar”, përfundoi Ymeri për GazetaBlic.