Zbulime të reja arkeologjike në Kastërc të Suharekës

Zbulime të reja arkeologjike në Kastërc të Suharekës

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në kalanë e Kastërcit në Suharekë po zhvillohen gërmime arkeologjike për dokumentimin e plotë të bazilikës paleokristiane, gërmime që thotë se po bëhen nën drejtimin e arkeologut, Berat Ademi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, përcjell KosovaPost.

“Fragmente qeramike, xhami, afreska dhe tjegulla me mbishkrim dëshmojnë se bazilika është ndërtuar në fillim të shekullit VI. Pas shkatërrimit nga dyndjet sllave, ajo u shndërrua në hapësirë varrimi, ku janë identifikuar rreth 80 varre”, ka shkruar ministri në detyrë.

Ai thotë se, krahas gërmimeve, në kompleksin e objekteve po zhvillohen edhe punime konservuese e restauruese, për të ruajtur trashëgiminë e rrallë dhe për ta kthyer në vlerë për turizmin kulturor.