Emigrantët e parë që do të strehohen në Gjadër janë nga Bangladeshi dhe Egjipti. Sot u nis anija e parë me refugjatë dhe agjencia e lajmeve “Ansa” ka arritur të mësojë origjinën e tyre.
Sipas saj, emigrantët ndodhen në bordin e anijes ‘Libra’ të marinës italiane, e cila duhet të mbërrijë mëngjesin e së mërkurës në portin e Shëngjinit.
Ata ndodheshin në bordin e disa varkave të vogla që u kapën mbrëmjen e së dielës në ujërat ndërkombëtare nga patrulla të autoriteteve italiane, të cilat më pas i transferuan në Libra.
Nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali. Përndryshe ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Një procedurë, krahasuar me ato të parashikuara deri më sot, u përshpejtua ndjeshëm.
Komisioni i kryesuar nga prefektura e Romës do të shqyrtojë kërkesat, intervistat do të zhvillohen me video lidhje ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.



Të tjera
Gjërat që duhet të dini nëse partneri juaj vuan nga ankthi
Mish rose me portokall, ja si ta përgatisni
Kanella, ku dhe si prodhohet ajo