Një grup shkencëtarësh kanë identifikuar 57 gjene të lidhura me simptomat e pagjumësisë.
Studiuesit nga “Harvard Medical School” në bashkëpunim me “University of Exeter Medical School” treguan një lidhje shkakësore mes insomnisë (pagjumësisë) dhe sëmundjes së arteries koronare.
“Gjetjet tona konfirmojë rolin e gjenetikës në simptomat e pagjumësisë”, tha autorja e studimit Jacqueline Lane. “Gjenet e identifikuara na ndihmojnë të kuptojmë pse njerëzit vuajnë nga pagjumësia dhe cilat sisteme preken. Kjo do na ndihmojë në trajtime të reja terapeutike”.
Pagjumësia prek rreth 10 deri në 20 % të të rriturve dhe sipas studimeve në rreth 1/3 e rasteve pagjumësia është e trashëguar.
Gjithashtu, vlerësohet se pagjumësia rrit rrezikun e çrregullimeve të ankthit, çrregullimit të përdorimit të alkoolit, depresionit të madh dhe sëmundjes kardiomiektolike.
Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e 450.000 pjesëmarrësve në studim, 29 % e të cilëve kanë raportuar simptoma të shpeshta të pagjumësisë.
Dhe u zbulua se ka një lidhje midis pagjumësisë dhe çrregullime kronike dhe tani ka dëshmi se rreziku i depresionit dhe sëmundjeve të zemrës rritet për shkak të këtij çrregullimi.



Të tjera
Ke probleme me mbipeshën? Hiq dorë nga pesë zakone
PDK nuk do të propozojë emër për president, Hamza: Oferta s’është serioze
Zbulohen gjenet e pagjumësisë