UEFA e ka zyrtarizuar tashmë vendin se ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të UEFA-s, stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë pritësja e sfidës.
Kjo ndeshje i përket Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror dhe do të zhvillohet më 7 qershor, me fillim në orën 20:45.
Ndeshja pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara deri tani, kuqezinjtë kanë grumbulluar tre pikë dhe aktualisht janë në vendin e dytë me tre pikë.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa përballja mes dy përfaqësueseve tërheq vëmendje të madhe për shkak të historikut mes tyre.



Të tjera
Kreshnik Smajlaj zgjedhet kryetar i AAK-së në Prishtinë
Shala zbulon detaje: Vjosa Osmani bartëse e listës dhe kandidate për presidente, Abdixhiku për kryeministër
Hoxha takim me Rutte: NATO më e rëndësishme se kurrë, Shqipëria aleate e besueshme