Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Kështu ndodhi të mërkurën në mbrëmje, në Drenas.
Përleshja ka ndodhur në restorantin ‘Urban’ në Drenas, ku për motive akoma të panjohura, një person e ka sulmuar një tjetër me grushte e shkop druri.
Si pasojë e lëndime trupore, viktima është dërguar në Emergjencën e qytetit për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar në shtëpinë e tij.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua është Ylber Berisha, 47-vjeçar.
I dyshuari fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK e më pas është shoqëruar në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave, ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës