​Zemaj: Sjelljet e deputetëve të LVV-së brenda sallës plenare janë ndryshe

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj deklaroi se sjellja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje brenda sallës plenare është ndryshe. Sipas tij, deklaratat e tyre jashtë sallës plenare përmbajnë gjuhë agresive, shqetësuese dhe ofenduese.

Para fillimit të seancës plenare, Zemaj u shpreh se pa marrëveshje politike nuk mund të ketë rezultat.

 

Zemaj: Pa marrëveshje politike nuk mund të ketë rezultat

“Është e qartë tash se pa pasur një marrëveshje politike dhe pa u definuar se cila parti ose cili subjekt mund ta sigurojë shumicën për ta krijuar Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës nuk mund të ketë rezultat. Ndërsa, për kryeneçësinë për mënyrën e udhëheqjes së situatës kemi folur shumë. Nëse vazhdon njëjtë atëherë nuk është mirë as për kuvendin as për demokracinë, formën se si po imponohet të imponohet zgjedhja e kryetarit të kuvendit”, deklaroi ai.

“Gjuha e tyre është goxha agresive, shqetësuese e shpesh herë edhe ofenduese. Ndërsa, sjellja e tyre brenda sallës është ndryshe thuajse nuk janë të njëjtit njerëz. Ata duhet t’i thirrin ndërgjegjes dhe përgjegjësisë që kanë. Duhet t’i sigurojnë 61 deputetë edhe tek atëherë mund të kemi zgjedhje të kryetarit të kuvendit dhe konstitutimin e kuvendit…Në sallë sillen pothuajse janë bashkëpunues me 120 deputetë edhe tepër demokratë, ose edhe të dashur ta quaj në gjuhën pak më të butë”, shtoi ai.