Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma, do të zhvillojë një tur 5-ditor takimesh në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, nisur nga e mërkura.
Zyrtari i lartë amerikan do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se në thelb të diskutimeve do të jenë përparimi i Shqipërisë në drejtim të demokracisë, mbrojtja si dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik.
Me administratën Biden që ia kalon stafetën asaj Trump më 20 janar, Zëvendës Sekretari amerikan pritet të shprehë falënderime ndaj Qeverisë së Shqipërisë për strehimin e refugjatëve afganë në Manëz.
Në Kosovë e Serbi, zyrtari amerikan do të diskutojë kryesisht për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.



Të tjera
Tërhiqet mjeti i pashpërthyer në Burincë të Gjilanit
Studiuesit: Foshnjat deri në 2 vjeç nuk duhet të përdorin fare ekran, rrezik për zhvillimin e trurit
SHBA mposht Bosnje e Hercegovinën dhe kalon në 1/8 e finales