Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 102-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin e grupit të katërt me 18,233 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Siç thuhet në njoftim në mbledhjet e kaluara, KQZ ka akredituar edhe 852 vëzhgues të tjerë, të cilët përfaqësojnë: organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore / ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.
Numri i përgjithshëm i akredituar deri më tani nga KQZ është 19,085.
Ndryshe, në fund të mbledhjes, KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve që do të angazhohen më 27 dhjetor në procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.



Të tjera
Gjërat që duhet të dini nëse partneri juaj vuan nga ankthi
Mish rose me portokall, ja si ta përgatisni
Kanella, ku dhe si prodhohet ajo