Zgjedhjet lokale në veri – Kush po e sfidon Listën Serbe?

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrtarë komunal thonë se në veriun e vendit qytetarët do të kenë më shumë opsione se për kë mund të votojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Megjithatë si shqetësim shihet ndikimi i Serbisë tek komunitetit serb që jeton në Kosovë.

Zgjedhjet e fundit lokale u bojkotuan nga qytetarët serbë në katër komunat veriore.

Bojkoti i tyre i hapi rrugë partive shqiptare që të udhëheqin me Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Zubin Potokun e Leposaviqin.

Mirëpo, në zgjedhjet e 12 tetorit qytetarët serbë pritet t’iu drejtohen kutive të votimit.

Kurse nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, thotë tani ka më shumë pluralizëm politik në veri, dhe Lista Serbe mund të sfidohet nga partitë e tjera.

“Shoqëria serbe në veri po demokratizohet sepse tani ka disa parti që po garojnë në zgjedhjet lokale. Gara po bëhet edhe më atraktive me pjesëmarrjen e partive shqiptare dhe boshnjake”, deklaroi Sadiku.

Tutje, Sadiku e sheh si të papranueshme që Serbia të ndërhyjë në këto zgjedhje tek komuniteti serb.