Përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrtarë komunal thonë se në veriun e vendit qytetarët do të kenë më shumë opsione se për kë mund të votojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Megjithatë si shqetësim shihet ndikimi i Serbisë tek komunitetit serb që jeton në Kosovë.
Zgjedhjet e fundit lokale u bojkotuan nga qytetarët serbë në katër komunat veriore.
Bojkoti i tyre i hapi rrugë partive shqiptare që të udhëheqin me Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Zubin Potokun e Leposaviqin.
Mirëpo, në zgjedhjet e 12 tetorit qytetarët serbë pritet t’iu drejtohen kutive të votimit.
Kurse nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, thotë tani ka më shumë pluralizëm politik në veri, dhe Lista Serbe mund të sfidohet nga partitë e tjera.
“Shoqëria serbe në veri po demokratizohet sepse tani ka disa parti që po garojnë në zgjedhjet lokale. Gara po bëhet edhe më atraktive me pjesëmarrjen e partive shqiptare dhe boshnjake”, deklaroi Sadiku.
Tutje, Sadiku e sheh si të papranueshme që Serbia të ndërhyjë në këto zgjedhje tek komuniteti serb.



Të tjera
Si ndikon emri në profesionin tuaj
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën