Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet mëngjesin e së hënës për të diskutuar dhe mbase për të caktuar më vonë emrin e kandidatit me të cilin do të përfaqësohet në zgjedhjet lokale të Bashkisë së Himarës, pasi KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit.
Një nga emrat që është lakuar më së shumti gjatë kohëve të fundit që pritet të jetë përfaqësuesi i mazhorancës në këtë bashki, është i i Vangjel Tavos, aktualisht në detyrën e prefektit të qarkut të Vlorës.
Presidenti Begaj dekretoi datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve në Himarë, që përkon me kulmin e sezonit turistik për këtë bashki.
Beleri, i cili fitoi zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Himarës, nuk e mori asnjëherë detyrën pasi u arrestua 3 ditë para zgjedhjeve. Disa javë më parë, Apeli i GJKKO e shpalli atë fajtor për blerje votash dhe e dënoi me 2 vite burg.
Të tjera
Artan Hoxha zbardh skemën: Si krimi i organizuar i ka dhënë Ramës 5-6 deputetë
“The Telegraph”: Trump i vë ‘pistoletën’ në kokë Zelenskyt, i kërkon gjysmën e Ukrainës!
“U rrëmbye, por arriti të shpëtojë”/ Zbardhen detaje nga riatdhesimi i 19-vjeçarit, në Sierra Leone shkoi edhe RENEA (Video)