Nesër mblidhen deputetët, ky është rendi i ditës

“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, merrni pjesë në votim” – Haskuka, opozitës: Kërkuat apartiak, ja ku e keni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, përmes një video-mesazhi ka deklaruar se partia në pushtet ka bërë një tjetër hap drejt arritjes së konsensusit me opozitën për tejkalimin e krizës institucionale dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

Sipas Haskukës, LVV-ja ka tërhequr dy kandidatët e saj të mëparshëm dhe do të propozojë dy kandidatë të rinj konsensualë për postin e presidentit/es.

Ai ka përmendur si një nga emrat e propozuar Feride Rushiti, për të cilën tha se është figurë apartiake dhe me kontribut të madh në shoqërinë civile dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Feride Rushiti është një personazh konsensual, apartiak, e cila ka kontribuar shumë në zhvillimet në Kosovë, duke ndihmuar viktimat e luftës dhe veçanërisht të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha Haskuka.

Ai shtoi se Rushiti ka punuar vazhdimisht me kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë dhe se një figurë e tillë “meriton të jetë presidente e Kosovës”, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale politike.

Në fund, Haskuka i bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë në votim, me qëllim që vendi të shmangë bllokadën institucionale dhe zgjedhjet e reja.