Juventus bën hapat e parë për Zhegrovën, por Marseille mbetet konkurrenca kryesore – Ekonomia Online

Zhegrova u premton fansave: “Do të vijë dita”

Kosova dje kishte mundësinë e artë që të kualifikohej për herë të parë në Kupën e Botës, një e arritur që edhe për kombëtare të mëdha del të jetë jashtëzakonisht e vështirë.

“Dardanët” mbrëmë nuk arritën të sigurojnë biletën për në ShBA pasi u mposhtën 0:1 nga Turqia, kombëtare kjo që do të marrë pjesë në një Kampionat Botëror vetëm pas 24 vitesh.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka reaguar për herë të parë për disfatën e mbrëmshme.

Zhegrova përmes Instastory duke thënë se dita e “Dardanëve” do të vie.

“Do të vie dita. Ju premtoj”, ka shkruar Zhegrova.