Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga Bahamas, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në “X”, Hargreaves u shpreh se ky zhvillim përforcon rolin në rritje të Kosovës, si një partner i besueshëm.
“E mirëpres vendimin e Bahamas për të njohur Kosovën. Ky është një zhvillim pozitiv, që përforcon rolin në rritje të Kosovës si një partner i besueshëm në bashkësinë ndërkombëtare dhe kontribuon në stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon” u shpreh ambasadori britanik.
Bahamas u bë shteti i 121-të që njeh shtetësinë e Republikës së Kosovës, teksa njoftimin e madh e bëri sot presidentja Vjosa Osmani.



Të tjera
Një nga momentet më domethënëse të rezistencës së armatosur të UÇK-së
Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me guxim rrethimit të trefishtë
Mos emërimi i anëtarit të dytë në KQZ cenon demokracinë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve