Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga Bahamas, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në “X”, Hargreaves u shpreh se ky zhvillim përforcon rolin në rritje të Kosovës, si një partner i besueshëm.
“E mirëpres vendimin e Bahamas për të njohur Kosovën. Ky është një zhvillim pozitiv, që përforcon rolin në rritje të Kosovës si një partner i besueshëm në bashkësinë ndërkombëtare dhe kontribuon në stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon” u shpreh ambasadori britanik.
Bahamas u bë shteti i 121-të që njeh shtetësinë e Republikës së Kosovës, teksa njoftimin e madh e bëri sot presidentja Vjosa Osmani.



Të tjera
Akt@kuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzohet se i çoi BIA-s informacione e dokumente sekrete
Sorensen tregon se çka folur në detaje në takimet me Bajramin e Petkoviqin
Bajrami në takim me Sorensenin: Progresi në dialog lidhet edhe me dorëzimin e Milan Radojiçiqit