Liderët botërorë këto ditë janë mbledhur në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithsme të OKB-së.
Të gjithë liderët ishin të shoqëruar edhe me partnerët e tyre, shumica prej të cilave ishin gra. I vetmi në mesin e partnerëve të gjinisë mashkullore ishte bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu.
Zotëria i parë i shtetit ka ndarë një foto të organizimit të një pritjeje të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden, për gratë dhe partnerët e liderëve që marrin pjesë në mbledhjen e 78 të Asmablesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Kontributi i familjes Biden për Kosovën është i jashtëzakonshëm, ashtu si janë edhe marrëdhëniet e forta mes dy shteteve tona. Ishte një nder i madh për mua të qëndroja krah saj në fotografinë e fundit familjare, së bashku me zonjat e para nga shtetet e tjera. Po ashtu, ndjeva një privilegj të veçantë që isha ulur në tavolinën kryesore pranë saj, si nikoqire e kësaj ngjarjeje”, ka shkruar Sadriu. /Telegrafi/



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim