Jetlir Zyberaj, këshilltar i ish-presidentit Behgjet Pacolli, njofton se sot në në Nairobi ka takuar Ministrin për Punë të Jashtme të Kenias, Musalia Mudavadi.
Zyberaj tha se ministrin Mudavadi e ka falënderuar për njohjen e Kosovës dhe “për veprimet në mbështetje të saj që ka ndërmarrë Kenia dhe qeveria e udhëhequr nga presidenti Ruto”.
“Biseduam për vendosjen së marrëdhënieve diplomatike dhe për ndihmën që Kenia mund të japë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në Afrikë”, shprehet ai.
Gjithashtu, thekson se ministrit të jashtëm i ka përcjellë ftesën e ish-presidentit Behgjet Pacolli, për vizitë në Kosovë, “të cilën e pranoi me dëshirë të madhe”, përfundon ai.



Të tjera
Shkak orari i Kupës së Botës, Real Madridit mund t’i shtyhet ndeshja hapëse në La Liga
Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Camp Film City në Prishtinë