Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen javë më parë nga kreu i këtij subjekti politik.
Lajmin e ka konfirmuar Vesel Makolli, ish-sekretar i përgjithshëm i kësaj partie, i cili është caktuar ushtrues detyre i kësaj partie.
Makolli tha se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë të njoftuar me ndryshimin.
“Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para afro një muaji dhe në bazë të Statutit të partisë, më ka caktuar ushtrues detyre i Presidentit të AKR-së. Në KQZ janë të njoftuar me këtë ndryshim”, tha Makolli.
Të tjera
Njerëzit që bezdisen nga zhurmat janë më kreativë
Ulutash pret Sorensenin e Barbanon, flasin për sigurinë dhe dialogun
Hajdutët arratisen me vinç dhe motor pas grabitjes së bizhuterive 88 milionë euro