Zyrtare: Spalleti rinovon kontratën me Juventusin – Ekonomia Online

Zyrtare: Spalleti rinovon kontratën me Juventusin

Juventusi ka bërë zyrtare vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Luciano Spalletti, i cili ka nënshkruar kontratë të re që e mban në stolin bardhezi deri më 30 qershor të vitit 2028, lajm ky aspak i mirë për reprezentuesin kosovar Edon Zhegrova pasi trajneri italian nuk po i jep hapësirë atij në fushë.

Klubi nga Torino e konsideron këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një projekti afatgjatë. Spalletti, i ardhur në krye të ekipit në vitin 2025, ka arritur të bindë drejtuesit me përmirësimin e performancës dhe vizionin e tij taktik për skuadrën, shkruan Kosovapress, raporton KlanKosova.tv.

“Që kur Luciano iu bashkua familjes sonë të madhe të Juventusit, ai ka pasur një ndikim të menjëhershëm dhe shumë pozitiv te lojtarët tanë, te i gjithë Klubi dhe te i gjithë komuniteti Bianconeri. Të gjithëve iu bë menjëherë e qartë se Luciano ishte personi i duhur për ta udhëhequr ekipin në rrugën e rritjes”, tha Damien Comolli, CEO i Juventusit.

Kontrata e re e lidh Spallettin me Juventusin deri në fund të sezonit 2027/28.