Drejtoresha e Zgjerimit të BE-së dhe Fqinjësisë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, ka filluar vizitën e saj në Kosovë.
Ajo ka marrë pjesë në hapjen e Komitetit të 7-të të Stabilizim-Asociimit me kryenegociatorin e Kosovës me BE-në dhe Koordinatorin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj.
Në njoftimin e zyrës së BE-së në Kosovë, thuhet se në këtë takim u shqyrtua progresi i reformave, mbështetja e BE-së dhe angazhimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për Kosovën.
“Do të vijojnë bisedimet e Planit të Rritjes me Ministrin në Detyrë të Financave Hekuran Murati dhe Ministren në Detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë Mimoza Kusari Lila.”, thuhet në njoftim.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, përveç liderëve institucionalë, do të ketë takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. /Klankosova.tv



Të tjera
Real Madridi pritet të shesë 6 lojtarë për të financuar projektin e ri
Oda Ekonomike Amerikane kërkon debat për gazin amerikan, kritikon institucionet për mosgatishmëri
Bajrami kritikon Kurtin për energjinë: Kur i refuzon projektet, mbetesh i varur nga importi