Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka njoftuar qytetarët se kohëve të fundit është vërejtur rritje e rasteve të mashtrimeve dhe keqpërdorimeve të llogarive bankare përmes formave të ndryshme të komunikimit, përfshirë mesazhe SMS, thirrje telefonike dhe platforma online.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se personat e dyshuar, duke u paraqitur rrejshëm në emër të institucioneve financiare apo kompanive të ndryshme, kërkojnë nga qytetarët të dhëna personale si numri i kartelës bankare, kodin, fjalëkalime me qëllim të përfitimit të mashtrimit dhe përfitimit të kundërligjshëm.



TĂ« tjera
SHBA-ja propozon rezolutë në OKB për lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit
Rikonfirmohet përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur misionin e NATO-s
Gabimi që bëni kur mbani ilaçet në frigorifer