Barrikada mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e vendosur nga strukturat paralele serbe të veriut, është hequr përfundimisht më 17 qershor 2014, rreth orës 5:00 të mëngjesit.
Aksioni për heqjen e barrikadës së vendosur nga të ashtuquajturat “rojat e urës”, është hequr nga të njëjtit, dhe ka zgjatur rreth katër orë, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.
Ndryshe, heqja e barrikadës e cila prej shumë kohësh kishte ndarë qytetin e Mitrovicës dhe ka penguar lirinë e lëvizjes u bë nga dy ekskavatorë që kishin ardhur nga veriu.
Pas kësaj është ndërtuar një park dhe pastaj muri. Të dyja janë hequr, por ura sërish nuk u lëshua me arsyetimin se Bashkimi Evropian po e rinovon. Aty ka kohë që kanë përfunduar punimet, por ende nuk është lëshuar./kp/
Të tjera
Lufta kundër krimit ekonomik e korrupsionit, takohen Munishi e Isufaj
Sot u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit me Tokion
Presim verifikim të shpejtë të besueshmërisë së akuzave nga Serbia