Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, kryetarja e Kuvendit dhe njëherësh UD, Presidentja, Albulena Haxhiu ka zhvilluar sot në mëngjes një takim me stafin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit, Haxhiu ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim për punën, përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e përditshëm të shërbyesve civilë, duke theksuar se ata janë një shtyllë e rëndësishme për funksionimin efikas të institucioneve të vendit.
Sipas saj, angazhimi i administratës publike është thelbësor për garantimin e vazhdimësisë institucionale dhe forcimin e shërbimit publik në Kosovë.
Takimi është zhvilluar në një atmosferë respekti dhe bashkëpunimi, me fokus në rolin dhe rëndësinë e administratës në jetën institucionale të vendit.



Të tjera
Kurti: Administrata është fytyra e Republikës karshi qytetarit
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Askush nuk mund të na tregojë çfarë të bëjmë”
Dogana zbulon kokainë dhe marihuanë në Vërmicë, dy raste procedohen për hetime