Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një situatë të pakëndshme ku dikush ka tentuar të mashtrojë në emrin e tij. Përmes një postimi në Instagram, Getinjo ka bërë të ditur se një llogari tjetër me emër të ngjashëm është duke u përdorur për të mashtruar njerëzit.
Në postimin e tij, Getinjo ka ndarë një mesazh të shpërndarë nga kjo llogari e rreme, ku thuhej: “Ju njoftoj se para pak sekondash, llogaria ime e vërtetë Getinjo në Instagram u bllokua për disa arsye që hala nuk duhen, por deri sa ta identifikojmë do jemi aktiv të kjo llogari. Me respekt, getuar Aliu”. Ky mesazh ishte një përpjekje për të mashtruar ndjekësit e reperit, duke i bërë të besojnë se llogaria e rreme ishte e vërtetë.

Pas këtij paralajmërimi, Getinjo ka bërë një postim të dytë duke i kërkuar ndjekësve të tij që të mos bien pre e kësaj llogarie të rreme. “Mos bjerni në mashtrime shoqëri. Ky emër s’ka të bëjë me mua”, ka shkruar ai, duke theksuar se llogaritë e tjera që përpiqen të përdorin emrin e tij për të mashtruar janë të rreme dhe të pabesueshme.

Reperi nga Ferizaj, i cili ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, ka marrë mbështetje të madhe nga fansat e tij, të cilët e kanë inkurajuar përmes komenteve që të qëndrojë i fortë përballë këtyre përpjekjeve për mashtrim.
Të tjera
Gjesti shpallet fitues i Big Brother VIP Albania
Arilena Ara ndez skenën e finales së Big Brother me një super performancë
Egli dhe Laerti largohen nga shtëpia e Big Brother VIP Albania