Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit K.S., i cili është dënuar me 13 vite burgim për kryerjen e veprave penale “Sulm seksual” dhe “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare”.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Shabi Idrizi, pas administrimit të provave dhe shqyrtimit gjyqësor, u vërtetua se i pandehuri ka kryer këto vepra penale në vazhdimësi.
Tutje bëhet e ditur se të akuzuarit iu shqiptua një dënim unik prej 13 vjetësh burgim, në të cilin do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ky dënim do të ekzekutohet pas hyrjes në fuqi të aktgjykimit.
Gjykata ka vendosur vazhdimin e paraburgimit ndaj të pandehurit deri në momentin kur aktgjykimi të marrë formën e prerë, por jo më gjatë se koha e dënimit të shqiptuar, në përputhje me nenin 366 paragrafi 1 pika 1.1 të KPRK-së.



Të tjera
Pas 29 ditësh protestë, qytetarët hedhin hapin e radhës, del plani për qeveri teknike tranzitore
8 sjelljet “e zakonshme” për të cilat ndahen çiftet
Trajneri i njohur i përgjigjet akuzave për kurdisje të ndeshjes në Botëror