231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh

231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh

231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja janë nisur sot drejt Mekës dhe Medinës për kryerjen e haxhit, kushtit të pestë të Islamit, përcjell KosovaPost.

Në përcjellje të tyre ishin zyrtarë nga Bashkësia Islame e Kosovës si dhe familjarë të shumtë, të cilët u uruan udhëtim të lehtë dhe haxh të pranuar.

Ky është grupi i tretë që këtë vit udhëton drejt vendeve të shenjta, ndërsa gjatë dy ditëve në vijim pritet të nisen edhe katër grupe të tjera nga Kosova.