Presidentja Vjosa Osmani në nder të 25 vjetorit të çlirimit të vendit, ka pritur në takimi kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe ish-kryeministrin e Italisë, Massimo D’Alema, raporton Ekonomia Online.
Takimi i Osmanit me Ramën është duke u zhvilluar në Presidencës dhe mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm tek pritja para objektit të Presidencës.
Osmani po ashtu sot në orën 09:00, pret në takim edhe ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, ku pas këtij takimi Presidentja Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.
Në shënim të 25 vjetorit të çlirimit Osmani në orën 16:00, merr pjesë në shënimin e 146 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
E po ashut në orën 18:00, presidentja merr pjesë në Ekspozitën “Reporting House” nga BIRN, në Objektin e Gërmisë, sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.



Të tjera
Një vezë dhe uthull molle kundër sheqerit në gjak
Ylli 100 milionë eurosh dhe 10 yjet që mbetën jashtë Botërorit 2026
Lamine Yamal shpallet “lojtari i sezonit” në La Liga