Ka dal në media kërkesa që ish-presidenti Ilir Meta ka bërë në gjykatën e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm për t’u divorcuar me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.
Në dokument mes të tjerash shkruhet se ai dhe Monika Kryemadhi kanë 26 vjet martuar dhe kanë 3 fëmijë së bashku.
Ilir Meta shtoi se për këtë çështje ka nisur dhe procedurat ligjore, teksa shprehet se ka folur dhe me fëmijët për këtë gjë.
“Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, tha mes të tjerash Meta.
Ndarja e Ilir Metës me Monika Kryemadhin nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Çifti prej kohësh kanë patur jo vetëm mosmarrëveshje politike, por edhe familjare.
Ilir Meta shpesh herë e ka akuzuar Kryemadhin se e dëmtoi rëndë partinë që la pas kur u emërua president, me braktisjen e mandateve.
Divorci politik mes Metës dhe kryemadhit u zyrtarizua në Konventën e 27 Prillit, ku me ndryshimet statutore Monika Kryemadhi u përjashtua nga forumet e partisë dhe tashmë është vetëm një anëtare thjeshtë. /Telegrafi/
Të tjera
Modelet më të shitura të iPhone 16 në fundjavën e parë të shitjeve
Apple nis dërgimin e porosive të iPhone 16
Ford zbulon Mustang GTD më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë