Sot mbushen 26 vjet nga masakra në Rezallë të Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.
Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës – Serbi dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.
Nga masakra në Rezallë vetëm tre persona kanë shpëtuar gjallë.
Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.



Të tjera
Zulfaj i përgjigjet Përparim Ramës: Nuk e njeh procesin e integrimeve, Qeveria nuk e ka bllokuar asnjë proces
Vihet gurthemeli i QKMF-së së re në Kastriot, investim 2.7 milionë euro
Një muaj par@burgim për 9 të arrestúarit: Pastronin para, duke e deklaruar ujin si naftë