osovarët jo rrallëherë japin shuma të majme parash te personat jokompetentë për të kryer shërbime të ndryshme, të cilët më vonë rezultojnë të jenë vetëm mashtrues. Pre e një mashtrimi të tillë ka rënë edhe një 61-vjeçar nga Istogu, i cili ka paguar hiç më pak se 270 mijë euro për një lokal pronë e komunës.
Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetimet dhe kanë arritur t’i kapin të dyshuarit, që tashmë ndodhen në ndalim policor.
Ndalimin e dy të dyshuarve të tjerë e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima e ka denoncuar rastin dhe ka raportuar se i ka paguar të dyshuarit 270 mijë euro për gjoja blerjen e një lokali.
Lokali që dy të dyshuarit e mashtruan 61-vjeçarin që po ia shesin është pronë e Komunës së Istogut.
Sipas dëshmisë së viktimës, të dyshuarit i kanë kërkuar paratë në vlera të ndryshme, të cilat ua ka dërguar qe rreth dy vjet.
Mësohet se pas dhënies së deklaratës së viktimës dhe mbledhjes së informacioneve të para, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Mashtrimi”.
Të tjera
Biseda e Kurtit me komedianët rusë, Peci: Fati që nuk është zbuluar ndonjë sekret shtetëror, është emergjente që qeveria të bëhet nga opozita
Tërmeti i fuqishëm në Mianmar që preku edhe qytetet e tjera, momenti kur një ndërtesë gjigante shembet në Tajlandë
Dërguti për Kurtin: E ka fokusin tek vetvetja, një lloj narcisizmi që Kosova po e paguan çmimin