Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga organet e rendit arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Plot të akuzuar e të dënuar për vepra të ndryshme penale, që kanë ikur nga duart e drejtësisë, shpallen në kërkim dhe ndaj tyre lëshohen urdhëresa.
Policia ka arrestuar së fundmi një 29-vjeçar, ndaj të cilit kishte urdhëresë aktive.
Zyrtarët policorë kanë hasur në rezistencë, pasi e ndalën të dyshuarin në Fushë Kosovë dhe pas verifikimit rezultoi se ishte në listën e personave të kërkuar.
I riu u prangos përkundër rezistencës dhe u fut në automjetin zyrtar të Policisë, ku ka vazhduar me sjellje agresive.
Sipas informacioneve të para, i njëjti e ka kafshuar në dorë një zyrtar policor në shenjë revolte.
Të njëjtat burime thonë se gjatë kontrollit policor, i është gjetur edhe një sasi e narkotikëve, e llojit marihuanë.
Pas përfundimit të procedurave policore, 29-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit në njërën nga qendrat korrektuese në vend.



Të tjera
Pse është domatja pemë, ndërsa shalqiri perime?
Mënyrat për të luftuar depresionin
Ananasi shëron shumë sëmundje