Në kuadër të skemës 1.8. “Qeveria për Familjet” deri më tani janë mbështetur 5,163 familje që më parë nuk kishin asnjë anëtar të punësuar. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Sipas njoftimit të MFPT-së, përmes skemës mundësohet subvencionimi i 70% të pagës për gjashtë muaj me radhë.
“Kujtojmë se kjo skemë është e vazhdueshme dhe qytetarët mund të aplikojnë duke u regjistruar në zyrën e punësimit në komunën e tyre”, thuhet tutje në njoftim, transmeton KosovaPost.



Të tjera
Kurti: Këŕcënimi i `Brigadës së Veriut`, dëshmi se s’kanë vend në Kosovë
Rubio: Presim përgjigjen e Iranit për marrëveshjen
Dashuria e madhe për shqiptarët, gjermani bën shqiponjën tatuazh në kokë